Ti me klientët, Ne me rezervimet.
Klientët rezervojnë online 24/7, pa telefonata. Anëtarët e stafit e menaxhojnë ditën nga telefoni, dhe ti kontrollon gjithçka nga një panel.
Pa angazhim. Anulo kur të duash. Faqja jote gati për rreth 2 minuta.
24/7, pa telefonata
Klientët rezervojnë edhe kur ti je duke punuar ose fle.
Konfirmim në WhatsApp
Pa aplikacion dhe pa llogari për klientin.
Më pak mungesa
Terminet e pakonfirmuara lirohen vetë pas 30 minutash.
Gjithçka live
Klienti, anëtarët e stafit dhe pronari shohin të njëjtën gjë, në çast.
Eksperienca e Klientit
Faqja e biznesit tënd në fokus.ne-kohe.com, me logon dhe ngjyrat e tua. Klienti rezervon në 4 hapa, pa llogari dhe pa telefonata.
- Hapi 1
Shërbimi
Një ose më shumë shërbime, p.sh. “Konsultë”, 15€, 30 min. Koha totale llogaritet vetë.
- Hapi 2
Anëtar i stafit
Foto ose inicialet, me një bio të shkurtër. Shfaqen vetëm anëtarët e stafit që i bëjnë shërbimet e zgjedhura.
- Hapi 3
Dita & ora
7 ditët në vijim. Oraret e zëna ose të kaluara dalin të vijëzuara.
- Hapi 4
Emri + telefoni
Pa llogari. Linku i konfirmimit vjen menjëherë në WhatsApp dhe skadon pas 30 minutash.
Paneli i stafit
Çdo anëtar i stafit ka panelin e vet në telefon: orari i ditës, pauzat, rezervimet në vend, njoftimet push dhe ngjyrat e veta.
- Orari
Timeline e ditës
Prek terminin: Konfirmo ose Anulo. Arsyeja e anulimit i shkon klientit në WhatsApp.
- Pauzat
Pauza ditore
Për çdo ditë veç, ose e njëjta për të gjitha ditët.
- Rezervo
Klient pa termin
Zgjedh shërbimin dhe orën, shkruan emrin, dhe termini hyn në orar.
- Push
Njoftime
Termin i ri, konfirmim i dështuar në WhatsApp, termin i pakonfirmuar që u lirua.
Paneli i Pronarit
Kontroll i plotë nga një panel: aktiviteti, anëtarët e stafit, shërbimet, faqja publike dhe numrat e bllokuar.
- Dashboard
5 KPI + grafikë
Terminet, të përfunduarat, anulimet, të ardhurat dhe klientët e rinj, për 7, 30, 90 ditë ose me data.
- Menaxhimi
Stafi & shërbimet
Kush ofron çfarë, orari i punës, pushimet, lokacioni dhe klientët.
- Branding
Faqja jote
Logo, ngjyrat, sfondi, tekstet dhe rrjetet sociale, me preview të faqes së vërtetë.
- Klientët
Numra të bllokuar
Me arsyen. I heq me një klik nëse janë bllokuar gabimisht.
Një platformë, gjithçka e lidhur
Rezervimi shfaqet kudo menjëherë
Sapo klienti rezervon, termini del në të njëjtin moment te telefoni i stafit dhe në panelin e pronarit.
Konfirmimi automatik
Platforma i dërgon vetë klientit linkun. Kur konfirmon, statusi ndryshon kudo njëkohësisht.
Puna e përditshme bëhet vetë
Terminet përfundohen vetë kur kalon ora, dhe ato të pakonfirmuarat lirohen për klientë të tjerë.
Zgjidh planin për biznesin tënd
Çdo plan fillon me 2 muaj falas. Pa angazhim, anulo kur të duash.
Në të gjitha planet:
- Rezervime online dhe faqe e biznesit
- Logo dhe ngjyrat e biznesit
- Njoftime me WhatsApp
- Mbështetje direkte në WhatsApp
Basic
Për ata që punojnë vetëm ose me një ndihmës
15 €/ muaj
Deri në 2 anëtarë të stafit
- Nuk përfshihet: SMS rezervë kur dështon WhatsApp
- Raporte dhe statistika bazike
- Adresa: emri.ne-kohe.com
Pro
Më i zgjedhuriPër ekipe të vogla
25 €/ muaj
Deri në 4 anëtarë të stafit
- SMS rezervë kur dështon WhatsApp
- Raporte dhe statistika të plota
- Adresa: emri.ne-kohe.com
Ultra
Për ekipe të mëdha që duan markën e vet
55 €/ muaj
+ çmimi i domain-it (paguhet veçmas, sipas domain-it që zgjedh)
Anëtarë të stafit pa limit
- SMS rezervë kur dështon WhatsApp
- Raporte dhe statistika të plota, me eksport
- Domain i veçantë (p.sh. biznesiim.com) dhe branding i plotë
Çdo gjë për aplikacionin e termineve
Çfarë është NëKohë?
NëKohë është aplikacion për termine dhe rezervime online për çdo biznes që punon me termine: sallone flokësh dhe bukurie, klinika dentare, nail studio e të tjera. Çdo biznes merr faqen e vet të rezervimeve (emri-yt.ne-kohe.com), çdo anëtar i stafit ka panelin e vet në telefon dhe pronari e kontrollon gjithçka nga një panel.
A përshtatet për biznesin tim?
Po. Zgjedh veprimtarinë e biznesit dhe aplikacioni përshtatet: faqja e klientit merr ngjyrat e veprimtarisë, ndërsa stafi quhet sipas saj (p.sh. dentist, stilist, nail artist ose anëtar i stafit).
Si rezervon klienti një termin?
Zgjedh shërbimin, anëtarin e stafit dhe orën e lirë, pastaj shkruan emrin dhe numrin e telefonit. Nuk i duhet llogari. Termini konfirmohet me një link që i vjen menjëherë në WhatsApp.
A duhet të shkarkohet ndonjë aplikacion?
Jo. Faqja e rezervimeve hapet në çdo browser, në telefon ose kompjuter, dhe mund të shtohet në ekranin e telefonit si aplikacion. Stafi merr njoftime push sapo vjen një termin i ri.
Si i menaxhon stafi terminet e veta?
Nga paneli në telefon: sheh orarin e ditës, konfirmon ose anulon terminet, cakton pauzat, rezervon vetë për klientët që vijnë pa termin dhe zgjedh ngjyrat e panelit sipas dëshirës.
Çfarë ndodh nëse klienti nuk e konfirmon terminin?
Linku i konfirmimit skadon pas 30 minutash. Termini i pakonfirmuar lirohet vetë, që ora të mund ta rezervojë një klient tjetër.
Sa kushton?
2 muajt e parë janë falas dhe mund ta anulosh kur të duash. Pastaj: Basic 15 €/muaj (deri në 2 anëtarë të stafit), Pro 25 €/muaj (deri në 4 anëtarë të stafit, me SMS rezervë) ose Ultra 55 €/muaj + çmimi i domain-it (anëtarë të stafit pa limit dhe domain i veçantë).
Në cilat vende funksionon?
Klienti e shkruan numrin me prefiksin e shtetit, kështu që NëKohë funksionon në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe kudo ku klientët përdorin WhatsApp.
Si mund të filloj?
Zgjidh planin te "Çmimet" dhe shtyp "Fillo tani": hapet WhatsApp me mesazhin gati. E hapim faqen e biznesit tënd me logon dhe ngjyrat e tua dhe të ndihmojmë me konfigurimin.